Fuat Kabakçı
24 Prill 2018•Përditësim: 24 Prill 2018
PEKİN (AA) – Në jug të Kinës është gjetur një mushkonjë gjigante me krahë të gjata 11,15 centimetra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, mushkoja e cila është gjetur vitin e kaluar në Malin Qingcheng pranë kryeqytetit të provincës Sichuan në jugperëndim të vendit, Chengdu, i përket llojit Holorusia Mikado, i cili është lloji i mushkojës më të madhe në botë.
Entomologjisti Cao Li, i cili e ka gjetur mushkonjën gjatë angazhimeve të tij në terren, thotë se mushkonja gjigante me krahë të gjata 11,15 centimetra, ndryshe nga llojet e tjera, ushqehet me nektar, e jo me gjak.
Ai ka bërë të ditur se jetëgjatësia e këtij lloji është vetëm disa ditë dhe se mushkonjat e këtij lloji kanë aftësi të dobëta të fluturimit për shkak të trupit të madh të tyre. Cao ka theksuar se mushkonjat gjigante jetojnë në vendet ku ka vegjetacion të madh.
Lloji Holorusia Mikado jeton në hapësirat pyjore më të ulëta se 2.200 të qytetit Chengdu.
Mesatarisht, krahët e këtyre mushkonjave gjigante, e cila për herë të parë është gjetur në Japoni dhe në vitin 1876 është emëruar si Holorusia Mikado nga entomologjisti britanik John Obadiah, arrijnë gjatësi mesatare prej tetë centimetrash.
Cao Li në vitin 2016 kishte gjetur insektin më të madh në botë, i cili ishte 62,4 centimetra i gjatë.