Ekip
20 Janar 2016•Përditësim: 20 Janar 2016
PEKIN (AA) - Përqendrimi mesatar i grimcave të dëmshme në ajër në 189 qytete kineze ka rënë për 10 përqind në vitin 2015, thuhet në raportin e organizatës ndërkombëtare "Greenpeace", raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse kjo tregon një ulje të ndotjes mesatare të ajrit në këtë vend të Azisë, në dhjetor, qeveria e Pekinit për herë të parë shpalli "alarmin e kuq" për shkak të nivelit të smogut, e cila çoi në mbylljen e shkollave dhe futjen e regjimit të ngasjes sipas numrave çift dhe tek.
Raporti i publikuar nga "Greenpeace" të mërkurën, tregonte se përqendrimi i grimcave mikroskopike PM2.5 që nga viti 2013, ka rënë me një të katërtën. Një përmirësim i ngjashëm i ajrit u vu re edhe në rajonin e qytetit më të madh të Kinës Shangai dhe në provincën jugore Guangzhou.