Handan Kazancı
12 Mars 2020•Përditësim: 12 Mars 2020
Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri është rritur në 3.172, njoftoi të enjten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni tha se 11 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja.
Aktualisht në Kinë ka 80,793 raste të regjistruara, ndërsa 13.701 njerëz janë shtruar në spital për vëzhgim.
Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, por që nga atëherë është përhapur në më shumë se 105 vende.
Numri global i vdekjeve nga virusi është afro 4,300 me më shumë se 118,000 raste të konfirmuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila zyrtarisht e ka shpallur përhapjen e COVID-19 si pandemi globale.