Fuat Kabakçı
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
PEKIN (AA) - Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të gazit në një minierë qymyri në verilindje të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë kineze Xinhua, thuhet se shpërthimi i gazit metan ka ndodhur në një minierë qymyri të vendosura në Inner Mongolia, një rajon pjesë autonome të Kinës.
Në kohën e shpërthimit në minierë ndodheshin 181 minator. Hetuesit, punonjësit e shëndetësisë dhe administrata e minierës nuk kanë dhënë informacion në lidhje me numrin e minatorëve të plagosur.
Ndërkohë njoftohet për disa persona të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.