Gökhan Kavak
07 tetor 2021•Përditësim: 07 tetor 2021
Kompania farmaceutike amerikane Moderna është në përgatitje të ngritjes së objektit të prodhimit të vaksinave në Afrikë, me synimin për të luftuar sëmundjet epidemike, përfshirë COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Bloomberg, vazhdojnë punimet në lidhje me vendin se ku do të ndërtohet objekti.
Moderna do të prodhojë vaksina për shumë sëmundje epidemike përfshirë COVID-19 në objektin që do të ndërtojë në Afrikë.
Mendohet se ky investim do të arrijë një vlerë prej rreth 500 milionë dollarësh.
Pfizer-BioNTech në deklaratën në muajin korrik njoftoi se në rajonin Cape Town të Afrikës së Jugut do të fillojë prodhimin e vaksinave.