Adem Şalvarcıoğlu
04 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
XHAKARTË (AA) – Për shkak të rritjes së numrit të fluturimeve dhe numrit të udhëtarëve në Azi, kuota aktuale e pilotëve mund të jetë e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e këtij tregu. Prandaj kompanitë ajrore në Azi mendojnë të përqendrohet në angazhimin e piloteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtëpisë mediatike Bloomberg në Azi, kompanitë ajrore planifikojnë që problemin e mungesës së pilotëve të shkaktuar nga rritja prej 100 milionë pasagjerësh në vit, ta tejkalojnë me punësimin e grave në vendin e pilotëve.
Megjithatë, kriteret e rrepta për t'u bërë pilot, janë një nga arsyet se numri i përgjithshëm i piloteve në botë, është vetëm pesë përqind.
Nënkryetarja e shërbimeve të fluturimit Boeing, Sherry Carbary tha se rritja e numrit të udhëtarëve çdo vit shkakton nevojën që kompanitë të rrisin numrin e pilotëve.