Almir Terzic
10 Shkurt 2016•Përditësim: 10 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Në fokus të konferencës së 52-të të sigurisë këtë vit në Mynih (MSC), e cila do të mbahet nga data 12 deri më 14 shkurt 2016, do të marrin pjesë krerët e shumtë të shteteve dhe qeverive, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes. Temë diskutimi do të jetë lufta në Siri, kriza e emigrantëve dhe kriza e rendit dhe sigurisë në Evropië, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndër të tjera, në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC) do të marrë pjesë edhe presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila përveç në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Sigurisë të premten, më 12 shkurt, do të marrë pjesë në panelin e diskutimit "Drejt integrimit të mëtejshëm euroatlantik", të shtunën, më 13 shkurt.