05 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
MYNIH (AA) – Trajneri katalunjas Pep Guardiola deklaroi se pas largimit nga Bayerni dëshiron të stërvitë ndonjë klub në Premier ligën angleze, por ende nuk ka nënshkruar marrëveshje me asnjë klub, raporton Anadolu Agency (AA).
Guardiola refuzoi të vazhdojë kontratën tre vjeçare me Bayernin e Mynihut. “Jam mjaft i ri. Kam 44 vjeç. Dua sfida të reja”, tha Guardiola.
Ai falënderoi klubin e deritanishëm dhe presidentin e gjigantit bavarez Karl-Heinz Rummenigge.
“E di se klubi dëshironte të më mbajë, por në këtë fazë të karrierës dua sfidë të re. Kjo është e gjitha dhe asgjë tjetër”, tha Guardiola.
Guardiola, i cili klubin e mori pasi Jupp Heynckes fitoi kupat e trefishtë në vitin 2013, fitoi Kampionatin Botëror të Klubeve dhe UEFA Super Cup.