Ekip
10 Shkurt 2016•Përditësim: 10 Shkurt 2016
BERLIN (AA) — Policia e Gjermanisë ka njoftuar se ka ndërprerë aksionin për gjetjen e viktimave eventuale në dy trenat të cilët u përplasën me njëri-tjetrin, pasi nuk ka më persona të cilët llogariten si të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në aksidentin në fjalë, dhjetë persona mbetën të vdekur.
Zëdhënësi i policisë, Stefan Sonntag, deklaroi sot se kanë kontaktuar të gjitha spitalet në rajon ku ka ndodhur aksidenti, ku autoritetet kanë konstatuar se nuk ka persona të zhdukur si pasojë e përplasjes që ndodhi në Bad Aibling në Bavari, ashtu siç u raportua fillimisht.
Në vendin e ngjarjes, hetuesit dhe personeli mjekësor po punojnë për të larguar mbeturinat, ndërsa po punohet dhe hetohet edhe për të zbuluar shkakun për aksidentin.
Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë përse ka dështuar sistemi i shumëfishtë i mbrojtjes, duke analizuar nëse difekti ka qenë teknik apo i natyrës njerëzore.
Gazeta "Sonntag" shkruan se hetuesit janë duke identifikuar viktimat.