Mustafa Keleş
23 Nëntor 2015•Përditësim: 23 Nëntor 2015
NEW YORK (AA) - Në qytetin New Orleans të shtetit Louisiana në SHBA gjatë një konflikti mes dy grupeve të armatosura 16 persona kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave të SHBA-së thuhet se në Parkun “Bunny Friend” të këtij qyteti ndërkohë që po organizohej një festë mes dy grupeve ka filluar një sherr verbal.
Në parkun në të cilin ndodheshin rreth 500 persona janë plagosur 16 persona nga hapja e zjarrit nga dy grupet. Ndërkohë pas ndërhyrjes së policisë disa nga pjesëtarët e grupeve kanë mundur të largohen.