Arif Yusuf,Hacer Başer
06 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
BAGDAT (AA) - Koalicioni ndërkombëtar do të përdorë helikopterë Apache në luftën kundër organizatës terroriste, DAESH, në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar i luftës kundër DAESH-it, major Steve Warren, në një konferencë për mediat në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad, tha se qeveria e Irakut ka miratuar përdorimin e helikopterëve Apache në luftën kundër DAESH-it. Ai ka vënë në dukje se këto helikopterë mund të jenë nga momenti në moment në terren.
Duke theksuar se 150 militantë të DAESH-it sulmuan me 3 autobomba Teliskaf-in, Warren tha se ushtarët amerikanë të cilët në atë moment ishin duke zhvilluar një takim në këtë qytet ndihmuan forcat Peshmerge për të zmbrapsur militantët.