Ekip
04 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
BRAZZAVILLE (AA) - Të shtëna sporadike janë dëgjuar këtë mëngjes në rrugët e kryeqytetit të Kongos, Brazzaville, ndërsa policia pretendon se është duke luftuar me pjesëtarët e milicisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Më shumë të shtëna ka patur në vendbanimet Bacongo dhe Makelekele.
Një zyrtar i qeverisë, duke folur në kushte anonimiteti, tha se situata po monitorohet dhe se bëhet fjalë për një konflikt mes policisë dhe milicisë së njohur me emrin "Ninjas".