Riyaz Khaliq
23 Shtator 2020•Përditësim: 23 Shtator 2020
Koreja e Jugut kërkoi të martën angazhim të përbashkët për të vendosur paqen në Gadishullin Korean, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke iu drejtuar seancës së 75-të në vazhdim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in përsëriti planin e tij me 3 pika për arritjen e paqes së kërkuar prej kohësh me Korenë e Veriut.
"Paqja në Gadishullin Korean do të sigurojë paqen në rajon", tha Moon. Ai theksoi se duhet të ketë "zero tolerancë" për luftë në Gadishullin Korean.
Moon përsëriti thirrjen e tij për "respekt të ndërsjellë" dhe "sinqeritet" në avancimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut.
Të dyja vendet janë teknikisht në luftë që nga vitet e '50-ta.
Presidenti koreano-jugor gjithashtu iu referua luftës së vendit të tij kundër koronavirusit vdekjeprurës.
"Koreja e Jugut luftoi COVID-19 me sinqeritet, transparencë dhe demokraci", i tha ai AP të OKB-së.