Umur Koçak Semiz
06 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
SEUL (AA) – Në Korenë e Veriut pas 36 viteve filloi Kongresi i parë i partisë në pushtet, Partisë Punëtore të Koresë, raporton Anadolu Agency (AA).
Lideri i ri i shtetit, Kim Jong-un, mori pjesë në Kongresin e shtatë të Partisë Punëtore që u organizua në Pallatin Kulturor 25 Prilli.
Me rastin e kongresit, rrugët e kryeqytetit Pjongjang u zbukuruan me flamuj dhe lule. Edhe në Pallatin Kulturor 25 Prilli, vendi i organizimit të kongresit, u vendosën flamuj dhe zbukurime. Mijëra qytetarë të Korësë së Veriut e stërmbushën sheshin Kim Il-Sung me rastin e ceremonisë.
Në raportimet e agjencisë së lajmeve KCNA zuri vend deklarata e Kim-it, ku thekson se do të vazhdojnë të zhvillojnë armë bërthamore, gjë të cilën e konsideron të suksesshme, kundër kërcënimeve të SHBA-së.
Në lajmin e KCNA thuhet se “Si rezultat i përpjekjeve të Kim-it, Koreja e Veriut ka arritur të bëhet fuqi bërthamore dhe hapësinore dhe se ky kongres do të jetë festë historike”.