Murat Karadağ
29 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Afro 180 miliardë dollarë do të jenë shpenzimet që do të bëhen për të eliminuar ndikimin e fatkeqësisë bërthamore Fukushima që u shkaktua nga tërmeti dhe cunami në vitin 2011 në Japoni, raporton Anadolu Agency (AA)
Sipas lajmit të BBC-së, Ministria japoneze e Tregtisë për pastrimin e rrjedhjes radioaktive, pagesat e dëmshpërblimeve dhe për eliminimin e ndikimeve të tjera ka parashikuar një buxhet i cili do të arrijë afësisht 180 miliardë dollarë.
Nga kjo ministri thuhet se pjesa më e madhe e buxhetit do të ndahet për pagesat e dëmshpërblimeve si dhe për shpenzimin e madh të dytë që është pastrimi i rrjedhjeve radioaktive.
Teksa ende nuk dihet se si do të përballohet kjo shumë, në deklaratë vihet në dukje se për të përballuar një pjesë të shpenzimeve për pastrim konsumatorët mund të përballen me fatura të larta të energjisë elektrike.
Qeveria japoneze më parë deklaroi se shpenzimet do të paguheshin nga kompania e energjisë elektrike e Tokios (TEPCO) e cila është menaxhuesi i centralit të Fukushimës.
Pas fatkeqësisë së Fukushimës shpenzimet ishin deklaruar në 50 miliardë dollarë ndërsa më parë në vitin 2014 ato u përditësuan në 100 miliardë dollarë.
Tërmeti 9 ballë sipas shkallës së Rihterit dhe cunami i cili u shkaktua më pas në mars të viti 2011 në verilindje të Japonisë ku humbën jetën 18 mijë njerëz, pati shkaktuar një rrjedhje radioaktive në centralin Fukushima.