Stipe Mayiç
23 Dhjetor 2017•Përditësim: 24 Dhjetor 2017
STİPE MAYİÇ
ZAGREB (AA) - Projekti i ekspozitës multimediale ndërkombëtare Nikola Tesla - "Mind from the Future" (Mendja nga e Ardhmja) në Shtëpinë e Artistëve Kroatë që nga hapja e saj më 25 nëntor është vizituar nga më shumë se 30 mijë vizitorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendosja futuristike në gjurmët e vizionit të Nikola Teslës, është rezultat i punës dhjetë vjeçare të punës së autores së njohur botërisht dhe fitueses së disa çmimeve Helena Bulaje Maduniç si dhe një grupi të artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë që veprojnë në fushën e shkencës së sinergjisë dhe artit duke kombinuar filmin, animacionin, video-artin, skulpturën, instalimin, pikturën dhe teknikat e inovacionit.
Ekspozita multimediale paraqet rrugën e jetës së Teslës nga lindja deri në reflektimin e tij në botën moderne në një mënyrë krejtësisht të re.
Në ekspozitë dominon skulptura dhjetë metra e lartë e Nikola Teslës e bërë nga hekuri, dhe me një program të pasur shoqërues mulitimedial, ekspozita është pasuruar me një numër artefaktesh nga jeta e shpikësit gjenial, ndërsa janë ekspozuar disa buste të Nikola Teslës.
Vizitorët mund të shohin ditarët shkollorë me notat e Teslës teksa ishte nxënës në shkollën e Karlovacit. Aty është edhe banka e shkollës nga gjenerata e tij si dhe disa nga pajisjet e asaj kohe.
Qëllimi i ekspozitës së Nikola Teslës - "Mind from the Future" është për të pozicionuar Teslën si trashëgimi kulturore kroate, të nxisë dhe inkurajojnë përsosmërinë artistike, origjinaliten dhe aplikimin e teknologjive të fundit në fushën e artit pamor.
Ekspozita e cila ka nxitur interes të madh në opinionin publik do të mbetet e hapur deri më 20 mars të vitit 2018.