Stipe Majic
30 mars 2020•Përditësim: 30 mars 2020
Në Republikën e Kroacisë janë regjistruar 77 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke çuar numrin e të prekurve në 790 pacientë, me 6 të vdekur deri më tani, sipas Shtabit të Mbrojtjes Civile Kroate, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në periudhën e kaluar, më saktësisht nga ora 13:00 e ditës së djeshme, kemi 77 pacientë të rinj të konfirmuar me COVID-19 në Republikën e Kroacisë, tani gjithsej janë 790 pacientë. Janë bërë 6.404 teste, që do të thotë 504 në baza ditore. 27 persona janë në respirator. Kemi 64 persona që janë shëruar, që është 12 më shumë se dje", njoftoi ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh.
Duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë t'u përmbahen masave të vetë-mbrojtjes, ai shprehu kënaqësinë se shumica e qytetarëve respektojnë masat e parandalimit.
Përveç 803 frymëmarrësve ekzistues, nga të cilët 300 janë të lëvizshëm dhe 303 janë të palëvizshëm, Berosh njoftoi dërgimin e njëpasnjëshëm të 250 respiratorëve shtesë në Kroaci nga një klient i pajtuar.
Drejtori i Institutit Kroat të Shëndetit Publik Krunoslav Capak gjithashtu vlerësoi se situata epidemiologjike në Kroaci mbetet e favorshme dhe se kësaj më së shumti i ndihmon qëndrimi i qytetarëve në shtëpi dhe mbajtja e distancës sociale.
Epidemiologu Capak përsëriti se vlerësimi i tij është se masat për parandalimin e përhapjes të koronavirust që janë në fuqi në Kroaci do të zgjasin deri në fillim të qershorit.