Onur Usta
17 Nëntor 2016•Përditësim: 17 Nëntor 2016
PARIS (AA) – Kryeministri francez Manuel Valls paralajmëroi se Evropa ndodhet para sfidave të mëdha dhe kërcënimeve të populizmit, të cilat në skenën politike po përhapen nga partitë dhe lëvizjet radikale të krahut të djathtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Valls iu drejtua të pranishmëve në Samitin ekonomik i cili sot në Berlin u organizua nga gazeta "Suddeiutche Zeitung", ku foli për populizmin, terrorizmin dhe krizën refugjatëve, si sfidën më të madhe që Evropa moderne është duke u përballur.