Hamdi Yıldız
24 Korrik 2020•Përditësim: 24 Korrik 2020
Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj deklaroi se vendi ka nevojë për një armëpushim i cili do të jetë i qëndrueshëm dhe të mos i mundësohet palës agresore për një kërcënim të ri të sulmeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Zyra e Komunikimit të Kryeministrisë së Libisë, Al-Sarraj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.
Sarraj duke treguar se në bisedë kanë trajtuar zhvillimet në Libi, tha se janë të angazhuar në rezultatet e Konferencës së Berlinit por kundër çdo nisme të njëanshme.
Ai potencoi se çdo armëpushim duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të mos i mundësohet palës agresore për një kërcënim të ri të sulmeve.
Duke tërhequr vëmendjen në varrezat masive në qytetin Tarhuna si dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut që milicitë e gjeneralit puçist Khalifa Haftar kanë kryer, Sarraj tha se "Kriminelët dhe përgjegjësit duhet të japin llogari".
Borrell, duke theksuar pikëpamjet e BE-së shprehu angazhimin e institucionit për sigurimin e armëpushimit, vendimeve të OKB-së dhe rezultateve të Konferencës së Berlinit.