Okan Özer
15 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
ANTALIA (AA) - Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e G20 i cili do të zhvillohet sot dhe nesër, ka mbërritur në Antalia, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel në aeroportin e Antalia-s u prit nga ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci dhe zëvendës Prefekti i këtij rrethi, Mehmet Yavuz.
Pas ceremonisë pritëse kancelarja, Merkel bashkë me delegacionin që e shoqëron u nis drejt vendit ku pritet të organizohet ceremonia e hapjes së Samitit të G20.