Afra Aksoy
04 Dhjetor 2015•Përditësim: 04 Dhjetor 2015
TAIZ (AA) - Lëvizja Shiite Ensarullah (Husitë) në Jemen dhe trupat pro liderit të rrëzuar Ali Abdullah Salih kanë shënjestruar spitalet e rëndësishme të qytetit Taiz, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i laboratorisë në spitalit e qytetit Taiz, doktor Ahmet el-Kadiri në deklaratën për gazetarin e AA-së, theksoi se Husitë dhe trupat pro-Salih, mbrëmë dhe sot në mëngjes kanë bombarduar Sevre-n, spitalin më të madh të Taizit.
Kadiri tha se si pasojë e sulmeve ka dëme të mëdha në pjesën e laboratorisë dhe departamentin shëndetësor, dhe se dy nga punonjësit shëndetësor janë plagosur. "Në pjesën e laboratorisë u shkaktuan dëme prej 100 mijë dollarësh", tha ai.
Në sulmet e muajit të kaluar të Husive ndaj spitalit Sevre 9 punonjës shëndetësorë ishin plagosur dhe për shkak të dëmeve të mëdha shumë departamente të spitalit ishin mbyllur.
Komisioni i Lartë i Shëndetësisë së Taizit bëri të ditur se spitali është duke shërbyer nën kapacitetin për shkak se janë mbyllur disa departamente, dhe se 16 spitale nga 20 në rajon janë mbyllur për shkak të bombardimeve dhe okupimeve të Husive.