Hatice Özdemir
11 nëntor 2015•Përditësim: 12 nëntor 2015
ANKARA (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu dhe homologu i tij grek, Alexis Tsipras do të ndjekin së bashku ndeshjen miqësore mes Turqisë dhe Greqisë e cila do të luhet në Stamboll më 17 nëntor 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve mësohet se Tsipras pritet që të arrijë më 17 nëntor në Turqi, ku së bashku me Kryeministrin Davutoğlu do të ndjekin ndeshjen mes Turqisë dhe Greqisë e cila do të luhet në stadiumin “Başakşehir Fatih Terim” në Stamboll.
Theksohet se Kryeministri grek, Tsipras më 18 nëntor të mërkurën në kuadër të vizitës së tij do të qëndrojë në Ankara për bisedime me drejtuesit e shtetit turk.
Në takime pritet që të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale, çështjet nga rajoni dhe ndërkombëtare.