Diyar Güldoğan
12 Nëntor 2019•Përditësim: 13 Nëntor 2019
Këshilli Evropian (KE) ka miratuar një listë me 13 projekte që do të zbatohen në kuadër të Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar (PESCO), transmeton Anadolu Agency (AA).
"5 nga projektet e reja fokusohen në trajnimin dhe mbulimin e disa sferave si kibernetika, zhytja, taktika, mjekësia, si dhe trajnimet për mbrojtjen kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare", thuhet në kumtesën e KE-së.
Projektet tjera fokusohen në avancimin e veprimeve bashkëpunuese të BE-së, si dhe zhvillimin e aftësive në det, ajër dhe hapësirë.
"Me vendimin e sotëm, numri i projekteve që aktualisht janë duke u zhvilluar rritet në 47", shtohet në kumtesë.
E krijuar në vitin 2017, PESCO u mundëson 25 vendeve anëtare të BE-së që të punojnë bashkë në sferat e sigurisë dhe mbrojtjes.