Ali Abo Rezeg
12 Nëntor 2019•Përditësim: 12 Nëntor 2019
Anëtarët arabë të Knesset-it (Parlamenti i Izraelit) akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu për përshkallëzim të situatës në Rripin e Gazës për mbijetesën e tij politike, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Njeriu që humbi zgjedhjet radhazi do të lë tokën të djegur në një përpjekje të dëshpëruar për të qëndruar në pozicionin e tij", tha deputeti Ayman Odeh në Twitter.
"Për një dekadë, Netanyahu punoi çdo mëngjes për të zgjatur okupimin dhe minuar perspektivat për paqe dhe kjo është ajo që bëri edhe sot", tha ai.
Ndërkaq, deputeti Walid Taha paralajmëroi se politika e përshkallëzimit e Netanyahut do ta tërheqë rajonin drejt një "katastrofe të vërtetë".
"Ajo që po ndodh kërcënon sigurinë e gjithë rajonit dhe jetën e miliona njerëzve të pafajshëm në Rripin e Gazës", tha ai.
"Izraeli është në rrezik si rezultat i politikave agresive të Netanyahu", shtoi Taha.
Sot në mëngjes, ushtria izraelite vrau udhëheqësin e lëvizjes Xhihadi Islam, Bahaa Abu Al-Atta, në një sulm ajror që shënjestroi shtëpinë e tij në qytetin e Gazës. Edhe gruaja e tij humbi jetën nga sulmi.
Netanyahu ka dështuar dy herë brenda këtij viti për të siguruar fitoren elektorale për partinë e tij të djathtë Likud.