İnci Gündağ
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 18 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) – Letrën, të cilën dikur legjenda e boksit Muhammad Ali ia dërgoi liderit jugo-afrikan Nelson Mandela u shit në ankand në Britani për 7.200 paund (8.583 euro), raporton Anadolu Agency (AA).
Letra me nënshkrimin e Ali u shit në një ankand publik në shtëpinë e ankandit "Henry Aldridge & Son" në qytetin jugperëndimor anglez Devizes.
Bëhet fjalë për letër që është shkruar nga Ali më 13 prill 1993, gjatë qëndrimit të tij në Afrikën e Jugut. Ai e shkroi atë në një makinë daktilografie me ndihmën e sekretareshës së hotelit ku po qëndronte.