Ekip
19 Dhjetor 2019•Përditësim: 19 Dhjetor 2019
Konsultimet parlamentare për të emëruar kryeministrin e ri të Libanit filluan të mërkurën pas dorëheqjes së kryeministrit aktual Saad Hariri më 29 tetor si përgjigje të protestave popullore antiqeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).
Konsultimet janë duke vazhduar në Pallatin Presidencial Baadba që sugjerojnë se ish-ministri i Arsimit, Hassan Diab, mund të jetë kandidati për këtë post.
Forcat e sigurisë kanë marrë masa të rrepta për të siguruar rrugën që të çon në pallatin presidencial.
Para konsultimeve, presidenti i Libanit, Michel Aoun, u takua me kryeministrin e përkohshëm Saad Hariri për gati 15 minuta. Hariri pritet të paraqesë mendimin e tij për pasardhësin.
Konsultimet parlamentare për caktimin e një kryeministri të ri fillimisht ishin caktuar për javën e kaluar përpara se të shtyheshin deri të hënën dhe të shtyheshin përsëri deri të enjten.