Hüseyin Mahmud,Said İbicioğlu
01 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
KAJRO (AA) - Koordinatori i Shërbimeve Humanitare në Libi për OKB-në, Ali Ez-Zateri, duke vënë në dukje se gjendja në Libi është duke u përkeqësuar ka thënë se në rast të ndonjë ndërhyrjeje të mundshme ushtarake, kriza humanitare mund të thellohet më tej në këtë vend i cili është në gjendje të luftës civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Zateri i cili është në të njëjtën kohë edhe përfaqësuesi i OKB-s për Libinë në një deklaratë për gazetarin e AA tha se "të paktën 435 mijë njerëz janë detyruar të emigrojnë brenda këtij vendi. Të paktën 250 mijë njerëz ndodhen në vendet fqinje dhe se një milion e 400 mijë njerëz kanë nevojë për ndihma ushqimore".
Duke pohuar se "një ndërhyrje e mundshme ushtarake nga jashtë thellon më tej krizën në Libi", Zateri thotë se 650 deri në 850 mijë njerëz kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe të jetojnë në ambiente më të pastërta. Ai theksoi gjithashtu se 97 përqind e tyre janë në nevojë për ndihma humanitare.