Ayşe Sümeyra Aydoğdu,Eman Nassar
19 Gusht 2016•Përditësim: 20 Gusht 2016
SIRTE (AA) - Në sulmin e mbrëmshëm vetëvrasës të kryer në qytetin libian Sirte, jetën e humbën 19 persona dhe u plagosën rreth 80 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi është kryer nga pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH ndaj forcave të qeverisë së unitetit kombëtar.
Zëdhënës i njësisë "Al-Bunyan el-Marsoos" pranë Qeverisë së Unitetit Kombëtar Muhamed el-Ghasri tha se sulmi ishte kryer nga dy makina bombë.