Mohamed Sabry Emam Muhammed
26 Shkurt 2017•Përditësim: 27 Shkurt 2017
BENGHAZI (AA) - Dy ushtarë u vranë në sulmin e kryer të dielën në qytetin e Bengazit, në Libinë lindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti Melowd al-Zewi, ka thënë se objektivi i sulmit ishte autokolona e Mahmud el-Warfalli, komandantit të Forcave Speciale.
Al-Zewi tha se në këtë sulm është plagosur al-Warfalli.
Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin, siç theksojnë burime të tjera ushtarake, janë plagosur pesë persona.
Javën e kaluar u krye një sulm mbi autokolonën e shefit të policisë të Bengazit, Salah Howeidi, të cilës Howeidi i mbijetoi.
Libia është skenë e një krize politike dhe të sigurisë, ku ekzistojnë dy qeveri, njëra me seli në Tobruk dhe tjetra në Tripoli.