Kasım İleri
16 Nëntor 2015•Përditësim: 16 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë liruar pesë të burgosuar nga burgu i Guantanamos, të gjithë shtetas të Jemenit të cilët u janë dorëzuar Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në kumtesën e Pentagonit, të burgosurit e liruar janë, Ali Ahmad Muhammad al-Razihi, Khalid Abd-al-Jabbar Muhammad Uthman al-Qadasi, Adil Said al-Hajj Ubayd al-Busays, Sulayman Awad Bin Uqayl al-Nahdi i Fahmi Salem Said al-Asani. Ata kanë qëndruar në Guantanamo 13 vite.
Arsyetimi për lirimin e tyre është se "mbajtja e të burgosurve në nuk është e nevojshme sepse ata nuk paraqesin më kërcënim për sigurinë e SHBA-ve".
Pentagoni thekson poashtu se nuk ka qenë e mundur që të burgosurit të kthehen në vendlindjet e tyre nga shkaku i situatës së keqe të sigurisë në Jemen.
Lirimi ka të bëjë me direktivat e presidentit amerikan Barak Obama të vitit 2009 në të cilat thuhet se ka plan për mbylljen e burgut të Guantanamos, propozim ky që hasi në kundështime brenda Kongresit amerikan.
Në burgun i cili është hapur pas sulmeve të 11 shtatorti të vitit 2001 ndodhen edhe 107 të burgosur të tjerë.