Seif Eddine Trabelsi,Mahmut Geldi
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
SIRTE (AA) – Mësohet se në luftimet në qytetin Sirte të Libisë mes njësiteve të Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare (QMK) dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste DAESH të cilat kanë vazhduar që nga dita e djeshme, numri i të vrarëve nga forcat e qeverisë është rritur në 36, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Spitalit Qendror Misrata, njoftohet se si rezultat i luftimeve në rajon mes forcave El-Bunyanu’l të QMK-së, të cilat kanë nisur operacione në rajon kundër organizatës terroriste DAESH, dhe militantëve, që nga dita e djeshme në spital janë sjellur trupat e pajetë të 36 personave.