Ali Mukarrem Garip
22 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
KERKUK (AA) - Kryetari i Forntit Turkmen të Irakut (ITC) dhe deputeti i Kerkukut, Ershet Salihi ka deklaruar se rajonet e turkmenëve janë nën rrezik dhe se vendi ku ata jetojnë është shkatërruar, raporton Anadolu Agency (AA).
Salihi duke folur për gazetarin e AA, ka nënvizuar ndikimin e ndryshimeve që kanë ndodhur pas krijimit të organizatës terroriste DAESH në Irak, ndaj turkmenëve të këtij vendi.
"Në Irak ka ndryshime të shpejta në shumë fusha dhe veçanërisht në politikë. Me krijimin e DAESH-it në Irak, ndryshimet erdhën në mënyrë të shpejtë. Këto ndryshime janë konstatuar më shumë në rajonet me turkmenë. Rajonet e turkmenëve, duke filluar nga Musuli deri në Dijala, i gjithë rajoni gjeografik Turkmen pësoi ndryshimet më të mëdha."