Mahmoud Barakat
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
TRIPOLI (AA) - Qeveria e unitetit të Libisë dënoi propozimin e Hungarisë që në veri të Libisë të themelohet një "qytet për refugjatët", raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin e tij gjatë Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) të shtunën, 24 shtator, kryeministri hungarez Viktor Orban tha se në bregdetin verior të Libisë duhet të ndërtohet një qytet i madh për refugjatët para se ata të nisen drejt Evropës.