Aslı Aral
31 Tetor 2016•Përditësim: 31 Tetor 2016
LONDËR (AA) - Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, është duke u zhvilluar mbledhja për Libinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mbledhjen që zhvillohet në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe nën mikpritjen e kryediplomatit britanik, Boris Johnson, marrin pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe kryetari i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, Fayez Sarraj. Në mbledhjen në të cilën trajtohet gjendja ekonomike dhe politike e Libisë, marrin pjesë edhe zyrtarë nga Franca, Italia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.