Gökhan Kavak
01 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
ABUJA (AA) - Njoftohet se 240 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram në Nigeri janë dorëzuar tek njësitë ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i marrëdhënieve me publikun të ushtrisë nigeriane, Muhammed Dole, në deklaratën e tij tha se si pasojë e operacioneve të Forcës së Ndërhyrjes së Përbashkët Shumëkombëshe (FMM) në veri të vendit, 240 pjesëtarë të Boko Haram-it së bashku me armët dhe municionet e tyre i janë dorëzuar forcave të sigurisë.