Sami Ahmed,Mehmet Nuri Uçar
07 Gusht 2016•Përditësim: 08 Gusht 2016
SANA (AA) – Bëhet e ditur se 35 persona kanë humbur jetën në luftimet mes ushtrisë dhe forcave përkrahëse të qeverisë, në njërën anë, dhe lëvizjes Husi, në anën tjetër, në qytezën Nehm të kryeqytetit Jemenit, Sana, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Forcave Popullore Rezistuese, Abdullah esh-Shendeki, në një deklaratë me shkrim theksoi se pas luftimeve në qytezën Nehm mes forcave të ushtrisë kombëtare të mbështetura nga ajri nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite dhe lëvizjes Husi, janë marrë nën kontroll zona të reja.