Mahmoud Mohamed Barakat
02 Shtator 2020•Përditësim: 02 Shtator 2020
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot arriti në kryeqytetin irakian Bagdad nga Libani, njoftoi një burim zyrtar në presidencën irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Është planifikuar që Macron të takohet me kryeministrin e Irakut, Mustafa al-Kadhimi, presidentin e rajonit verior kurd, Nechirvan Barzani dhe zyrtarë tjerë të lartë, tha burimi për AA në kushte anonimiteti.
Burimi theksoi se diskutimet e Macronit do të përqendrohen në luftën kundër grupit terrorist DEASH dhe mënyrat për të mbështetur qeverinë e Bagdadit për t'u përballur me sigurinë dhe sfidat ekonomike si dhe shpërthimin e koronavirusit.
Lideri francez është kreu i parë i shtetit që viziton Irakun që nga formimi i qeverisë Al-Kadhimi në maj.