Alaattin Doğru
15 Dhjetor 2022•Përditësim: 15 Dhjetor 2022
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që mbahet në Bruksel do të diskutohet për sanksionet e reja kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë para pjesëmarrjes në samit, Macron vuri në dukje se takimi ka shumë qëllime dhe se fillimisht do të diskutohen ndihmat për Ukrainën që ndodhet nën sulmet e Rusisë dhe se vitin e ardhshëm këtij vendi do t'i jepen 18 miliardë euro ndihmë.
Macron bëri të ditur se në rend dite është paketa e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe se 27 vendet evropiane përveç sanksioneve duhet të diskutojnë rrugët për të rritur presionin ndaj Rusisë.
"Gjithashtu në samit do të trajtohet edhe çështja e forcimit të strategjisë për jugun e Evropës", tha Macron i cili shtoi se krahas kësaj do të diskutohet mbi politikat evropiane për energjinë dhe energjinë elektrike.
Ai theksoi se autoritetet përkatëse po kryejnë punën e tyre të bazuar në prova dhe se institucionet kompetente do të marrin vendimet e nevojshme lidhur me deputeten greke ish zv/presidenten e Parlamentit Evropian (PE) Eva Kaili e cila akuzohet për marrje ryshfeti.
Kaili e akuzuar për korrupsion derisa ishte në detyrën e zv/presidentes së PE-së, ish-deputeti italian në PE, Pier-Antonio Panzeri, partneri i Kailit dhe Niccolo Figa-Talamanca me punë si asistent në PE u arrestuan me pretendimin se kanë marrë ryshfet nga Katari për të ndikuar në vendimet ekonomike dhe politike të PE-së.
Ndërkohë Katari refuzon pretendimet se ka dhënë ryshfet ndaj personave me pozicion strategjik.