Erbil Başay
15 Dhjetor 2022•Përditësim: 15 Dhjetor 2022
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz deklaroi se: "Ajo që po bën Qeveria e Iranit është e papranueshme", transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke dhënë një deklaratë për zhvillimet në Iran përpara Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Scholz tha: "Ajo që po bën Qeveria e Iranit është e papranueshme. Kush qëllon mbi popullin e vet? Qeveria e Iranit po e bën këtë".
Ai tha se do të përsërisin solidaritetin e tyre me Ukrainën në Samitin e Liderëve të BE-së. Scholz theksoi se do të diskutohet për ndihmën financiare dhe humanitare për rivendosjen e infrastrukturës energjetike në Ukrainë.
Scholz potencoi se synojnë të gjejnë zgjidhje të përbashkët lidhur me çmimin e lartë të energjisë, duke shtuar se është një lajm i mirë që janë afër marrëveshjes për këtë çështje.