Ekip
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
KUALA LUMPUR (AA) – Më shumë se 19.000 persona janë evakuuar nga dy shtete në verilindje të Malajzisë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat monsun të cilat në mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës forcuan intensitetin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Civil Shtetëror njoftoi se numri i banorëve të goditur nga përmbytjet në shtetin Terenggan është rritur në 10.734 nga 4.352 sa ishte dje.