Ajdin Aliji
14 Prill 2025•Përditësim: 17 Prill 2025
Të ndërtuara në majë të kolonave gjigante shkëmbore në rajonin e Meteorës në veri të Greqisë, manastiret e Meteoras për shekuj me radhë kanë tërhequr vëmendjen e adhuruesve të besimit dhe natyrës, raporton Anadolu.
Këto ndërtesa të shenjta, të cilat u ndërtuan si vendstrehim për murgjit e krishterë në mesjetë, tani janë ndër vendet e frekuentuara nga shumë vizitorë vendas dhe të huaj.
Për shkak të vendndodhjes së saj të vështirë, manastiret, të cilat për shumë vite mund të arriheshin vetëm me shkallë litari ose sisteme druri të lëvizshme, tani mund të arrihen me shkallë dhe shtigje të gdhendura në shkëmbinj.
Përveç turizmit të verës, Greqia është e njohur edhe me turizmin e vendeve të shenjta si kisha dhe manastire të cilat vizitohen nga numër i madh turistësh të huaj dhe vendas.