Ekip
23 Shkurt 2022•Përditësim: 24 Shkurt 2022
Maroku ka ndërtuar një zonë të re ushtarake pranë kufirit me Algjerinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Revista e Forcave të Armatosura Mbretërore në edicionin e saj të shkurtit tha se zona ushtarake synon "të sigurojë konsistencën e komandës, kontrollit dhe mbështetjen midis forcave marokene dhe të ofrojë fleksibilitet dhe liri të mëtejshme veprimi kur është e nevojshme".
Revista tha se jeneralmajori Mohammed Miqdad u emërua komandant i zonës së re ushtarake.
Megjithatë, publikimi nuk dha detaje të mëtejshme për zonën ushtarake.
Maroku kufizohet me Algjerinë nga lindja dhe jugu me një gjatësi kufitare prej 1.559 kilometrash.
Në muajin gusht Algjeria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Marokun, duke e akuzuar Rabatin për "prirje armiqësore". Maroku hodhi poshtë akuzat.
Marrëdhëniet Marok-Algjeri kanë qenë të tensionuara për dekada me radhë në sfondin e rajonit të diskutueshëm të Saharasë midis Rabatit dhe Frontit Polisario të mbështetur nga Algjeria.