Satuk Buğra Kutlugün
08 Qershor 2018•Përditësim: 10 Qershor 2018
ANKARA (AA) - Kombëtarja e Marokut do të marrë pjesë për herë të pestë në historinë e saj në Kupën e Botës të FIFA-s, ndërsa në garën e sivjemë do të luajë në Grupin B kundër Spanjës, Portugalisë dhe Iranit, shkruan Anadolu Agency (AA).
"Luanët e Atlasit" siç njihet kombëtarja e këtij shteti ishin të pamposhtur në ndeshjet e tyre kualifikuese kundër Gabonit, Bregut të Fildishtë dhe Malit për të siguruar biletën e tyre për në Botërorin "Rusi 2018".
Lojtarët marokenë të ligës turke janë Nabil Dirar i Fenerbahçes, Younes Belhanda në Galatasaray, Khalid Boutaib në Yeni Malatyaspor dhe Manuel da Costa në Medipol Başakşehir.
Ekipi përfshin gjithashtu yjet veteranë si Mehdi Benatia në Juventus dhe Nordin Amrabat që luan për Leganesin në La Ligën spanjolle.
Të kualifikuar për fazën përfundimtare të Kupës së Botës në vitet 1970, 1986, 1994 dhe 1998, performanca më e mirë e Marokut erdhi në vitin 1986, kur ata avancuan deri në të tetën e finales, duke humbur nga Gjermania Perëndimore me rezultatin 1-0.
Ekipi i konfirmuar prej 23 lojtarësh i Marokut është si në vijim:
Portierët: Mounir El Kajoui (Numancia), Yassine Bounou (Girona), Ahmed Tagnaouti (Ittihad Tanger)
Mbrojtësit: Mehdi Benatia (Juventus), Romain Saiss (Wolverhampton Wanderers), Manuel Da Costa (Medipol Başakşehir), Nabil Dirar (Fenerbahçe), Achraf Hakimi (Real Madrid), Hamza Mendyl (Lille)
Mesfushorët: M'bark Boussoufa (Al-Jazeera), Karim El Ahmadi (Feyenoord), Youssef Ait Bennasser (Caen), Sofyan Amrabat (Feyenoord), Younes Belhanda (Galatasaray), Faycal Fajr (Getafe), Amine Harit (Schalke 04)
Sulmuesit: Khalid Boutaib (Evkur Yeni Malatyaspor), Aziz Bouhaddouz (St. Pauli), Ayoub El Kaabi (Renaissance Berkane), Nordin Amrabat (Leganes), Mehdi Carcela (Standard de Liege), Hakim Ziyech (Ajax), Youssef En Nesyri (Malaga)
Trajner: Herve Renard