Selçuk Acar
26 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
NEW YORK (AA) - Është organizuar në New York të SHBA-së marshimi i 31-të me rastin e ditës së muslimanëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Tema e marshimit të këtij viti ishte "Për Allahun dhe vendin", ku morën pjesë grupe të ndryshme muslimane që jetojn në SHBA. Në marshimin e organizuar në Manhattan grupet mbajtën në duar pankarta me mesazhe për paqe dhe flamujt e vendeve muslimane.
Në këtë marshim krahas muslimanëve të cilët kanë emigruar nga vende të ndryshme në SHBA, merrnin pjesë edhe persona të feve të tjera si dhe klerikë të shumtë. Në marshim ishte prezent edhe kryetarja e Parlamentit të New York-ut Melissa Mark-Viverito dhe Avokatja e Popullit në këtë qytet, Letitia James.