Atila Altuntaş
26 Shtator 2016•Përditësim: 27 Shtator 2016
STOCKHOLM (AA) - Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallström, i ka bërë thirrje Rusisë dhe regjimit të Asadit të ndalojnë sulmet në Halep, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për televizionin shtetëror suedez SVT, Wallström ka theksuar se përdorimi i bombave fuçi dhe atyre të asgjësimit ndaj vendstrehimeve kundër civilëve është shumë shqetësues. "Fëmijët dhe gratë që dalin nga gërmadhat, bombardimi i spitaleve dhe njerëz të shtrirë nëpër rrugë... Me të vërtetë gjendje e padurueshme", është shprehur ajo.