Anees Suheil Barghouti
03 Prill 2018•Përditësim: 03 Prill 2018
RAMALLAH (AA) – Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se forcat izraelite kanë vrarë një palestinez pasi makina e tij u përplas në një stacion autobusi pranë vendbanimit në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ushtria izraelite theksohet se forcat hapën zjarr mbi personin pasi ai u përpoq të largohej.
Në mesin e forcave izraelite nuk u raportua për lëndime, ndërsa ushtria tha se incidenti nuk ishte një sulm “terrorist”.
Javën e kaluar, të paktën 18 palestinezë u vranë nga armë zjarri izraelite gjatë tubimeve që kërkonin kthimin e refugjatëve pranë kufirit të Rripit të Gazës.
Ndërkohë forcat izraelite arrestuan 11 palestinezë gjatë bastisjeve njëditore në Bregun Perëndimor.
Ushtria bëri të ditur se individët u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste”.
Sipas shifrave palestineze, afërsisht 6.400 palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë dhjetëra gra dhe 300 të mitur.