Ekip
03 Prill 2018•Përditësim: 03 Prill 2018
SEUL (AA) - Koreja e Jugut kërkon garanci të fortë për planet e Koresë së Veriut për denuklearizim, që do t'i shpalosej asaj në samitin historik mes dy shteteve që pritet të mbahet këtë muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Yonhap, citon një zyrtar anonim nga presidenca e Seulit të ketë thënë se kësaj radhe do të këmbëngulin për një marrëveshje ndryshe nga të mëparshmet, të cilat dështonin të frenojnë Veriun nga zhvillimi i armëve bërthamore.
Për sa i përket marrëveshjes në fjalë, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, më 27 prill do të takojë homologun e tij nga Koreja e Veriut, Kim Jong-un, që do të jetë takimi i parë presidencial pas mbi një dekade.
Pas kësaj, Kim pritet të ndërrmarë një hap të paprecedentë, për të takuar presidentin amerikan Donald Trump, që sipas planeve duhet të ndodh në maj.
Zyrtari i cituar nga Yonhap, tha se epilogu i bisedimeve ndërkoreane “do të ndikojë drejtpërdrejt mbi samitin SHBA-Veri”.
Një zyrtar tjetër, thuhet të ketë mohuar se Jugu po insiston në atë të cilën mediat e quajnë "Zgjidhje në stilin e Libisë", duke sugjeruar se regjimi i Phenianit do të jetë i kujdesshëm për denuklearizimin i cili mund të bëjë të cenueshëm dhe pa asnjë garanci për sigurinë.
Koreja e Veriut ka paralajmëruar kundër një ndërhyrjeje të huaj në gadishulli, sidomos nga fakti i pranisë së 30 mijë personave ushtarakë amerikanë.
Në një koment të agjencisë shtetërore të lajmeve të Korësë së Veriut, KCNA të publikuar të hënën, thuhet se "tani është koha të refuzojmë bashkëpunimin me forcat e huaja”.
Mbetet e paqartë sa larg mund të shkojnë Seuli dhe Washingtoni me uljen e nivelit të partneritetit të tyre ushtarak, për të qetësuar Phenianin.