Ahmet Gürhan Kartal
04 Maj 2017•Përditësim: 05 Maj 2017
LONDËR (AA) – Votuesit në Angli, Uells dhe Skoci u janë drejtuar të enjten kutive të votimit për të zgjedhur zyrtarët e tyre lokalë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në total, 4.851 përfaqësues do të marrin postet e tyre në gjithsej 88 këshillat lokal, nga të cilët 34 në Angli, 32 në Skoci dhe 22 në Uells, në atë që konsiderohet matja kryesore e forcave të partive politike një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend, të cilat do të mbahen më 8 qershor.