Adam Abu-bashal
02 nëntor 2020•Përditësim: 02 nëntor 2020
Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 805 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 1.805.820 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 10.244 persona, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 43.244.
Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.411 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.278 dhe Maroku me 3.762.
Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 726.823 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 222.544 raste dhe Egjipti me 107.738.
Deri më tani, 1.472.758 persona të infektuar janë shëruar.