Zehra Ulucak
15 Gusht 2017•Përditësim: 15 Gusht 2017
KATMANDU (AA) – Në shtetin e Azisë Jugore, Nepal, me shumë se 100 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm i Nepalit, Janardan Sharma, në një deklaratë njoftoi se në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga reshjet kanë humbur jetën më shumë se 100 persona dhe se 35 persona janë ende të humbur.
Sharma thotë se mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe se dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur nën ujë, ku foli edhe për ndihmat që duhen bërë për viktimat e përmbytjeve.
“Pranoj se shpërndarja e ndihmave është e ngadaltë, por në disa vende nuk kemi as vende të thata ku mund t’i mbrojmë furnizimet e ndihmave", tha ai.
Ministri Sharma njofton se qeveria do të ofrojë ndihma për familjet viktima në vlerë prej 1 mijë e 949 dollarësh (200 mijë Rupi të Nepalit), si dhe bëri të ditur se prej 75 rajoneve në vend nga përmbytjet janë prekur 36 rajone.
Sharma njofton se në rajonet e prekura nga përmbytjet janë dërguar 26 mijë punonjës të gjendjes emergjente, përfshirë edhe ekipet e shëndetësisë dhe të sigurisë.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më shumë se 4 mijë persona janë vendosur në strehimore.
Ndërkaq zëdhënësi policor, Pushkar Karki, njoftoi se 2.847 shtëpi në 27 rajone janë shkatërruar tërësisht dhe që 48.316 shtëpi kanë mbetur nën ujë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut,.
Duke vënë në dukje se për shkak të reshjeve të vazhduara të shiut 21 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, Karki bëri të ditur se për shkak të përmbytjes së centraleve elektrike rajoni gjatë dy ditëve ka mbetur pa energji elektrike dhe që nuk ka arritur të japë shërbime të telekomunikacionit.
Ndërkaq po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit me pjesëmarrjen e policisë dhe njësive ushtarake.
Në anën tjetër në kuadër të vizitës së tij 4 ditore, zv/kryeministri i Kinës i cili ndodhet në Katmandu, ka dhuruar 1 milionë dollarë për familjet e prekura nga përmbytjet në vend.
Sezoni i shirave mosun që fillon në muajin qershor në Nepal vazhdon deri në muajin shtator. Gjatë muajit korrik të vitit të kaluar 75 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.